Gjobitja e shoferëve që hedhin sende nga makina e tyre ka qenë e shkruar në Kodin Rrugor, por deri tani nuk ishte raportuar asnjë rast nga zbatimi i saj në terren.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se vendosja e kësaj mase ka nisur të zbatohet.
Njëkohësisht, ministrja Kumbaro informoi mbi masat që merr çdo qytetar që konstatohet duke hedhur sende nga makina e tyre.
“Më në fund filluam të zbatojmë disa gjoba që i kemi pasur në ligj, por nuk na falet pse s’i kemi zbatuar… Duhet thënë në fakt, se gjobitja e shoferëve që hedhin sende nga makina e tyre ka qenë e shkruar në Kodin Rrugor, por deri më tani nuk ishte raportuar asnjë rast nga zbatimi i saj në terren. Në total për këto shkelje, B.K, është gjobitur me 110 mijë lekë, i është pezulluar patenta për 6 muaj, si edhe i janë hequr 8 pikë”, informoi ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI