– Përparëset e kirurgëve dhe infermierëve janë jeshile sepse gjaku është i kuq, shkruan pazienti.it.
Në fakt, e kuqja është një ngjyrë që bie në sy; kjo do të thotë që lentet duhet të kryejnë një manovër fokusimi për ta parë atë. Ky operacion krejtësisht i pavullnetshëm bën që ngjyra të mbetet në retinë për një kohë të gjatë.Dhe në fakt vëmendja e trurit magnetizohet nga kjo ngjyrë e cila pikërisht për këtë arsye është konsideruar e rëndësishme dhe “autoritare” nga shumë kultura.
Nuk është rastësi që e kuqja është ngjyra e semaforit apo e ndonjë sinjali tjetër që duhet të tërheqë vëmendjen, por edhe ajo e manteleve të kardinalëve dhe mbretërve.Ndryshe nga e kuqja, jeshilja fokusohet nga thjerrëzat e syrit drejt e në retinë dhe për këtë arsye pa ndonjë përpjekje të veçantë. Prandaj jeshilja është një ngjyrë që nuk i lodh sytë.Në sallat e operacionit, fustanet e kirurgëve dhe infermierëve, si dhe çarçafët që mbulojnë pacientët, janë të gjelbra pikërisht sepse bëjnë që “imazhi i mbetur” i krijuar nga gjaku i kuq në retinë të zhduket.
Nëse do të përdoreshin pëlhura të bardha, shoqëruesit do të vazhdonin t’i shihnin vazhdimisht njollat e gjakut edhe nëse shikonin larg nga plaga. Dhe ky shqetësim do t’ua lodhte punën. ///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar