Larja në det vazhdon të jetë e ndaluar deri në një njoftim të dytë për shkak të kufizimeve që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar qytetarët që jetojnë pranë detit që të marrin rreze dielli apo edhe të futen në det.
Në disa pamje të filmuara me dron ditën e sotme, policia shihet teksa ndjek disa plazhistë në Drimadhes. Në video mund të duket zona e bregdetit e shkretuar pa asnjë pushues veç atyre që po ndiqen nga policia për thyerje të rregullave.
Kujtojmë këtu se më herët gjatë ditës një i ri është ndaluar të lahet në det nga policia në këtë plazh. Siç shihet në pamje, i riu është duke bërë banjo dielli dhe kërkon të lahet në det por efektivi i policisë nis me të diskutimin dhe nuk e lejon. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa banorë në Durrës të cilët nuk janë lejuar të futen në det./ abcnews
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI