Policia e Sarandës ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare për lirimin e hapësirave publike për pushuesit. Sipas policisë është liruar hapësira te zona e quajtur “Pema e Thatë” në Ksamil dhe janë sekuestruar 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse.
Ndërkohë në policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 58-vjeçaren Gjulso Ismaili (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe 38-vjeçarin Kenti Ismaili, (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës” (nënë e bir)

Njoftimi:–
Ksamil, Sarandë.Policia e Sarandës, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil. Procedohen penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.
Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”. Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI