SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 22 korrik 2022

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë edhe sot ashtu si gjatë gjithë kësaj jave do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me orgjinë nga Afrika e Veriut.

Temperaturat do të jenë më të larta sidomos në qendër dhe veriperëndim të vendit si dhe në qarkun e Gjirokastrës.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar në mesditë deri në orët e pasdites që do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore lindore dhe në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 8-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.                

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër24/38Diell
Kukës20/36Diell
Lezhë23/38Diell
Dibër18/34Diell re
Durrës23/36Diell
Tiranë25/38Diell
Elbasan22/39Diell re
Berat20/39Diell
Vlorë22/35Diell
Korcë20/34Diell re
Gjirokastër19/39Diell
Sarandë22/34Diell
error: