Kryeministri Edi Rama uroi sot Presidentin e ri të Republikës, Bajram Begaj pas marrjes zyrtarisht të detyrës.
“Për hajër”, shkruan Rama në rrjetet sociale, teksa ndau foto nga ceremonia e betimit të Presidentit Begaj në Kuvend dhe nga ceremonia e marrjes së detyrës në Presidencë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori sot detyrën si Kreu i Shtetit shqiptar për 5 vitet e ardhshme.


Pas betimin në Kuvend, në një seancë të jashtëzakonshme, Begaj iu drejtua Presidencës ku u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga presidenti Ilir Meta, tek presidenti Bajram Begaj.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi