Policia është bënë në ndjekje të dy makinave në kufirin e gjelbër, ndërsa më pas janë kapur në Igumenicë me rreth 67 kg marijuanë.
Operacioni është kryer nga policia greke, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë. Mësohet se njeri mjet shërbente për kontrollin e rrugës, ndërsa tjetri ishte i ngarkuar me drogë, ndërsa më secilën makinë kishte nga dy persona. Sakaq, janë sekuestruar 48 pako me 66 kg 690 gram marijuanë, 2190 euro dhe 7 celulare.

Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një shqiptarë i pestë i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit