– Këngëtarja e famshme greke dhe shumë e dashur edhe për publikun shqiptar, Glykeria vjen për të zhvilluar tre koncerte në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada greke në Tiranë, e cila njofton se koncertet do të mbahen në Pogradec, Vlorë dhe në Dervician të Dropullit.
Publiku i këtyre qyteteve do të ketë mundësinë të shijojë performancën unike të këngëtares greke me famë botërore.Java e parë e gushtit do të jetë e mbushur me meloditë që do të interpretojë Glykeria, e shoqëruar nga banda e saj, duke ofruar kështu një eksperiencë muzikore profesionale të nivelit ndërkombëtar. Koncertet e Glykerias janë gjithmonë një eksperiencë unike, një udhëtim nëpër muzikën greke, një mundësi për festë, thuhet në njoftimin e Ambasadës greke e cila i fton të gjithë artdashësit ta shijojnë këtë eksperiencë unike.
Koncertet do të zhvillohen ditën e martë, 2 gusht, në Pogradec, të mërkurën në Vlorë dhe i fundit, të enjten, në Dervician. Koncertet mbështeten nga bashkitë e Pogradecit, Vlorës e Dropullit si dhe nga Ambasada greke në Tiranë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI