-Një event i veçantë kulinarie e shkëmbimi kulturor, është zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës.
Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli solli atmosferën e krijuar mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.Një grup i përbërë nga zonja arbëreshe e shqiptare, kanë gatuar për të pranishmit, banorë të Vlorës si dhe turistë që gjenden aty për pushime.

Lucia Martino, eksperte e kulinarisë arbëreshe si dhe mikesha e saj Alba, gatuan receta tipike të zonave të tyre, brenda të cilave është gatime nga receta shqiptare.


Makaronat e traditës i shijuan turistët e kalimtarët e rastësishëm, që kishin zgjedhur Qendrën Historike të qytetit për të shëtitur.
“Mes qindra historive që e kanë bërë të madhe kuzhinën italiane, është edhe ajo e jugut, veçanërisht e komuniteteve arbëreshe që me krenari ditën të ruajnë nëpër shekuj traditat e origjinës dhe me po atë krenari e kanë sjellë sot, deri në Vlorë”, shprehet Leli.
Bashkë me muzikën arbëreshe shija u bë e paharrueshme. Interesi i qindra turistëve për të mësuar nga kultura kulinare e një vendi që vlerësojmë të gjithë për këmbënguljen me të cilën ruajnë traditën, ishte i paparashikueshëm.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI