– Avokati i Popullit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur dje në Himarë dhe kërkon që organet kompetente të kryejnë veprimet hetimore.
Institucioni shpreh ngushëllimet në lidhje me humbjen tragjike të jetës së të miturës 7-vjeçare që u godit nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, në plazhin e Potamit në Himarë.
Avokati i Popullit u bën thirrje organeve kompetente për të kryer të gjithë veprimet e duhura hetimore, në një kohë sa më të shpejtë për të vënë para përgjegjësisë gjithë personat apo strukturat përkatëse.
“Nga ana tjetër, kjo ngjarje e rëndë kërkon një analizë të thellë nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, të veprimeve apo mosveprimeve të personave përgjegjës në lidhje me marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese në zonat bregdetare”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI