Zëvendësministri i Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, Angelos Syrigos, vizitoi të dielën, më 31 korrik 2022, komunitetin e Alikos, në bashkinë e Finiqit.

Zëvendësministri u prit ngrohtësisht nga banorët e komunitetit dhe më pas pasoi një takim me kryetarin e bashkisë së Finiqit Kristo Kiço dhe përfaqësues të komunitetit vendas.

Gjatë takimit, Syrigos u njoh në përgjithësi për problemet dhe nevojat e banorëve që jetojnë në pakicën kombëtare greke, dhe biseda u fokusua rreth çështjeve të arsimit, projekteve të zhvillimit lokal, dhe atë të ndihmës ndaj banorëve, kryesisht të moshës së tretë.
Në përfundim, Kiço falënderoi zëvendësministrin për vizitën e tij, si dhe për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI