Një ngjarje me motive personale ende të pazbardhura ka ndodhur sot në Ksamil.
Mësohet se pas një sherri me pronarin e një hoteli ku punonte, një e re i ka vënë flakën makinës së tij të parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli. Vajza me inicialet A.B, pas një konflikti për motive të dobëta i ka vënë flakën makinës tip “Seat” të shefit të saj me inicialet K.Xh me banim në Sarandë.
Vajza është arratisur pas ngjarjes dhe ndodhet në kërkim nga policia.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi