Karaburun-Sazani, i vetmi park detar kombëtar me një shtrirje rreth 1,9 km gjatë viteve të fundit është kthyer në një destinacion turistik për vizitorë të shumtë vendas e të huaj me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës. Në muajt e verës anijet turistike operojnë me një grafik më të ngjeshur, duke udhëtuar pothuajse përditë.
Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Vlorë, Nexhip Hysolakoj, tha për ATSH-në se, “vetëm në muajt qershor dhe korrik këtë park e vizituan 17 553 turistë vendas e të huaj, të cilët udhëtuan me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës”.
Sipas tij, kryesisht parku është vizituar nga turistë italianë, grekë, polakë, francezë, gjermanë etj.
Udhëtimi me anije në Sazan- Karaburun ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.
Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Aliut (atraksioni më i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit, atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.
I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI