Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në lindje dhe ato kodrinore-malore të zonës së jugut gjatë orëve më të nxehta të ditës vranësirat parashikohen mesatare dhe hera-herës të dendura kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-6 m/sek, ne mesdite në bregdet e përgjatë luginave era fiton shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/41 | Diell |
| Kukës | 19/36 | Diell re |
| Lezhë | 23/39 | Diell |
| Dibër | 18/38 | Diell re |
| Durrës | 23/37 | Diell |
| Tiranë | 25/39 | Diell re |
| Elbasan | 23/39 | Diell re |
| Berat | 19/40 | Diell re |
| Vlorë | 19/35 | Diell |
| Korçë | 17/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 17/39 | Diell re |
| Sarandë | 19/35 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI