Rruga e re Kardhiq-Delvinë shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta. Kryeministri Edi Rama ndau sot opinione të qytetarëve që tashmë udhëtojnë në këtë rrugë e ndërtuar me standardet më të mira.
“Mirëmëngjes dhe me qytetarët që flasin nga aksi kombëtar Kardhiq-Delvinë, i cili ofron një spektakël të natyrës shqiptare bashkë me Sarandën që arrihet shumë më shpejt përmes tij, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
“Shumë e mirë si rrugë. Mendova se ishte gjysmë e ndërtuar por ishte e përfunduar, një mrekulli. Sepse zgjidh shumë probleme, Muzina është rrugë e rrezikshme me probleme. Kjo e shkurton dhe heq shumë probleme aksidentesh”, tha një qytetar.
“Unë e bëj 3 herë në muaj. Ka shkurtuar gati 45 minuta”, u shpreh një tjetër.
“Ëcën shpejt. Fiton kohë”, th një tjetër.
Ndërkohë një tjetër qytetar u shpreh se përmes rrugës së re jo vetëm shkurtohet kohë, por shkurtohen edhe shpenzimet e karburantit.
Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës.
Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit. //atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI