ontributi i sektorit të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe në rritjen e punësimit u përshpejtua në 2-mujorin maj- qershor të këtij viti.Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, publikoi sot në rrjete sociale statistikat zyrtare mbi kontributin e këtij sektori në ekonominë e vendit.
“Turizmi kontribut pozitiv për ekonominë e vendit duke shënuar një rritje me 23% të qarkullimit të biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, referuar deklaratave të TVSH-së për periudhën maj -qershor 2022 krahasuar me maj -qershor 2021”, shkroi Ibrahimaj.Sipas saj, pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatësisht “Akomodime të tjera” me 80% dhe “Hotele dhe struktura të ngjashme” me 57%.
Ibrahimaj theksoi se, edhe punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose me rreth 23% krahasuar me periudhën para pandemisë (2019).
“Këto shifra dhe jo perceptimet që përshfaqen lart e poshtë këto ditë, tregojnë qartë për ecurinë e këtij sektori të rëndësishëm, rritjen e konsumit dhe vlerën që turizmi ka në rimëkëmbjen e ekonomisë”, theksoi ministrja Ibrahimaj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI