Një mrekulli ka ndodhur sot në plazhin e Spillesë. Një i ri është shpëtuar nga mbytja nga rojet bregdetare në plazhin e Spillesë. Mësohet se dy vrojtuesit Festim Sula dhe August Hoxha kanë bërë heroin ditën e sotme, teksa i kanë dhënë ndihmën e parë djalit që rrezikoi të mbytej.

Roja bregdetare, August Hoxha e ka parë të riun teksa po nxirrej nga deti prej pushuesve që i kishin ardhur në ndihmë fillimisht dhe i ka dhënë ndihmën e parë.
Më pas Fabjan Hallullli është transportuar në drejtim të spitalit me ambulancë, me shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.
Gjatë këtij sezoni disa pushues kanë humbur jetën në plazhet e vendit./noa///
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta