– Ambasada gjermane në Tiranë kujton sot 61-vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit.
Muri i Berlinit qëndroi 28 vjet dhe ishte një nga ndërtimet më famëkeqe në botë: Muri ndau Berlinin Lindor dhe Perëndimor. 61 vjet më parë, më 13 gusht 1961, RDGJ filloi ndërtimin e murit. Fortifikimet kufitare ndanë jo vetëm familjet dhe miqtë, por u bënë gjithashtu një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz.
“Për fat të mirë, muri është sot histori! Edhe në Tiranë gjendet një segment i murit në memorialin “Post-Bllok” si një simbol i lirisë që kujton Revolucionin Paqësor në Gjermani, i cili rrëzoi murin në vitin 1989”, shkruan në postimin në rrjetet sociale Ambasada gjermane në Tiranë.

Vendimi i qeverive të Traktatit të Varshavës për të mbyllur zonën lindore të qytetit, me qëllim shmangien e gjakderdhjes (1,6 milionë banorë të Berlinit ishin larguar tashmë nga lindja për në perëndim), u bë përfaqësimi i prekshëm i “Perdes së Hekurt”, që ndau botën në dy blloqe, nën ndikimin sovjetik dhe nën atë amerikan, gjatë Luftës së Ftohtë.

Pasojat e asaj zgjedhjeje ndanë për dekada të tëra familjet e miqtë dhe u kushtoi jetën shumë gjermanëve, të cilët u përpoqën të arratiseshin në mënyra gjithnjë e më të rrezikshme.
Të paktën 140 ishin viktimat e Murit, të vrarë nga “të shtëna precize” të agjentëve nga lindja.
Historia e origjinës së atij kufiri, i shndërruar shpejt në blloqe betoni, tregohet përmes imazheve tashmë ikonike.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI