Piku i sezonit e ka gjetur pothuaj bosh një prej plazheve më të bukura në Shqipëri, atë të Drimadhes në Dhërmi. Shezlonget bosh, lokalet bosh… Një i ri italian shprehet i befasuar me çmimin e ujit, të cilin e ka paguar me çmim 300 lekë shishja. “Kam 3 ditë që jam këtu dhe kam vënë re që bizneset u japin turistëve të huaj çmime më të larta. Pra vjehrra ime Shqiptare e kam blerë ujë në të njëjtin vend 1 mijë lekë, kurse mua ma kanë shitur 3 mijë lekë. Ne e kuptojmë kur abuzohet me çmimet, këtu vendi është shumë i bukur por ndihet mungesa e turistëve të huaj, kjo për faj të çmimeve”, tha turisti italian.
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje herë pas here bizneseve mos abuzojnë me çmimet, pasi mjafton të hedhësh një vështrim turizmit në Greqi dhe Turqi do të mësosh që turistët joshen pasi bizneset ofrojnë çadrat falas.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi