Një 45-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 38-vjeçare në Kretë. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë.
Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari e ka ftuar një 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe. 38-vjeçarja ka pranuar ftesën dhe ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara rreth orës 09:00 të mëngjesit.Dyshohet se në një moment 45-vjeçari ka tentuar ta përdhunojë atë me forcë, por 38-vjeçarja ka arritur të shpëtojë duke u larguar nga shtëpia e tij. Ajo ka shkuar në policia ku ka denoncuar 45-vjeçarin shqiptar, i cili është arritur të vihet në pranga. Ai qëndronte në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme.///shqip///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI