Projekti “Kinemaja shëtitëse”, pas një turneu në qytete të ndryshme të vendit, zbarkoi në Sarandë, mbrëmjen e 15 gushtit, për të qëndruar aty për 3 netë rresht.
“Open Cinema 2022” është formati që i jep dritë ekranit të madh të kinemasë, duke zbritur këtë sezon veror me një show kinematografik, në sheshet e qyteteve shqiptare, me filma të fundit nga kinemaja jonë dhe ajo botërore.
Projekti ka bërë bashkë filmin dhe muzikën e mirë, me këngëtarë të njohur nga vendi.
Në ekranin e madh, është projektuar edhe një dokumentar i xhiruar në Sarandën e para viteve `90.
Ky aktivitet që ka për qëllim promovimin e kinemasë dhe të realizuesve të saj dhe realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe të bashkive të qyteteve në të cilat organizohet.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI