Në strukturat akomoduese në vendin tonë gjatë muajit qershor u shënua rritje e numrit të vizitorëve rezidentë edhe jorezidentë. Kryesisht vizitorët ishin nga Kosova, Polonia, Italia, Gjermania dhe Anglia.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese, tregojnë se numri i vizitorëve është rritur me 25,5 %, në krahasim me qershorin e 2021-shit.
Sipas INSTAT-it, të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit, numri i vizitorëve rezident dhe jorezident.
Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 15,2 %, ndërsa numri i vizitorëve jorezident është rritur me 34 %.
Ndërkohë, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 37,9 %, në krahasim me qershorin e 2021-shit.
Referuar INSTAT-it, numri i netëqëndrimeve nga rezidentët është rritur me 12,2 %, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 54,5 %.
Numri më i lartë i vizitorëve u shënua në rajonin qendror, me rreth 38,1 %. Ndërsa 62.5 % e vizitorëve qëndruan zonat bregdetare. Sipas llojit të strukturave akomoduese në 94 % e vizitorëve qëndruan në hotele dhe akomodime të ngjashme///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI