Nje shtetas turk ka tentuar te kaloje kufirin me karte identiteti te falsifikuar por ka renë ne prangat e Policise Kufitare.
Burime te Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ben esot te ditur se “Tentoi të kalonte kufirin me kartë identiteti të falsifikuar, vihet në pranga 1 shtetas turk. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Sarandës, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të evidentuara në kufi, gjatë kontrollit të imtësishëm të dokumentacionit, për kalimin e kufirit me destinacion shtetin Grek, të një shtetasi turk, me kartë identiteti hollandeze, kanë konstatuar se gjeneralitetet në kartë nuk i përkisnin këtij shtetasi dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij. Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetmin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit turk N. Ç., 59 vjeç, banues në Turqi, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme. ////- – – –
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI