Qeveria greke po punon për hapjen e vendkalimeve kufitare në fund të majit. Zëvendës ministri i Brendshëm, Theodoros Karaoglou, i ka propozuar me shkrim qeverisë hapjen e menjëhershme, si fazë të parë të katër pikave të kalimit kufitar, përkatësisht: pikën e Kapshticës, një pikë kalimi me Turqinë, një me Maqedoninë e Veriut, si dhe me Serbinë, duke vendosur në dispozicion 24 orë inspektimet shëndetësore.
Sipas qeverisë greke përpos turistëve vendas, këtë verë do pushojnë si fillim ata nga vendet fqinje, dhe më pas vendet me distanca të mesme dhe ato me distanca të gjata.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi