Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjokaj”, ku u evidentua dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua autori i dyshuar.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjokaj”, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, në oborrin e banesës së shtetasit A. S., kanë gjetur të kultivuara dhe në proces tharjeje, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI