Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zhvillim kryesisht në mesditë.
Në orët me temperatura më të larta parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet lokalisht parashikohen të marrin formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim e verilindje e lehtë e mesatare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/34 | Diell re |
| Kukës | 17/29 | Diell re shi |
| Lezhë | 22/33 | Diell re |
| Dibër | 15/29 | Diell re shi |
| Durrës | 20/33 | Diell re shi |
| Tiranë | 21/33 | Diell re shi |
| Elbasan | 18/34 | Diell re shi |
| Berat | 20/32 | Diell re shi |
| Vlorë | 20/32 | Diell re shi |
| Korçë | 14/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 18/32 | Diell re shi |
| Sarandë | 18/32 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi