Një shtetase greke është ndaluar të kalojë në tokën greke me 22 mijë euro të padeklaruara. Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasja Th. V.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetases Th. V., u gjetën 22 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 55-vjeçarja nuk e kishte deklaruar këtë shumë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi” informoi sot policia e Gjirokastrës.
Ndaj 55 vjeçares nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI