SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Shpirt artistik në rërë të Velipojës

Shqipëria mikpriti për herë të parë edicionin e  parë të “LAS Festival” në plazhin e Velipojës.

Në festivalin unik të skulpturës së rërës si një risi për vendin tonë, morën pjesë artistë ndërkombëtarë që performuan me krijimin e objekteve në rërë.Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ky festival duke uruar një fundjavë të mbarë me shpirtin artistik edhe në rërë të Velipojës.

Festivalet e skulpturës në rërë janë evente arti që zhvillohen çdo vit në bregdete të ndryshme anembanë botës.

Artistët ndërkombëtar pjesëmarrës në këtë Festival Arti zhvillojnë aktivitetin e tyre artistik kudo në botë, dhe kanë eksperienca të shumta në festivale dhe evente të këtij lloji.

Qëllimi i këtij eventi është promovimi dhe rigjallërimi i plazhit të Velipojës që synon të afrojë sa më shumë turistë nga vende të ndryshme duke e shndërruar atë në një atraksion në rritje.

Gjithashtu, ky festival ka si synim shkëmbimin e vlerave kulturore, artistike në hapësirat kombëtare dhe ndërkombëtare, nëpërmjet përfshirjes së artistëve të shumtë, duke ndihmuar dhe në bashkëveprimin mes brezave.

“LAS Festival” i cili ka nisur me datë 24 gusht dhe që vijon edhe sot u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen./atsh///

error: