Statuja e ish diktatorit sovjektik Josef Stalin mund të dallohet prej disa ditësh brenda viles qeveritare në zonën e ish bllokut. Pak më tutje edhe ajo e Leninit.
Ekspozimi i tyre në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit dhe brenda një godine diplomatike ka shaktuar reagime. Por sipas Ministrisë së Kulturës të dy skulpturat janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, e cila aktualisht po rikonstruktohet.
Në një përgjigje zyrtare për Tv Klan, ministria shton se nga kjo lindi nevoja për zhvendosjen e veprave ne mjediset e vilës qeveritare me qëllim ruajtjen e tyre.
Ministria e Kulturës: “Këto vepra, për shkak edhe të përmasave që kanë janë vendosur në këtë hapësirë, që mundëson edhe sigurinë e tyre. Këto vepra do të qëndrojnë në këto ambiente për një periudhë 3-vjeçare, aq sa zgjat edhe rikonstruksioni i godinës së GKA-së”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI