Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk mund të zgjedhë Kryetarin e Grupit Parlamentar. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Bejko shpjegoi arsyet se përse kjo nuk mund të ndodhë.
“Jo, e ka të pamundur sepse e përcakton neni 16 i rregullores së Kuvendit i cili thotë që deputetët zgjedhin Kryesinë e grupit, ku bën pjesë kryetari i grupit, nënkryetari, sekretarët dhe pjesa tjetër e Kryesisë së grupit. Nuk ka fare të drejtë partia të zgjedhë Kryetarin e Grupit Parlamentar. Partia Demokratike është e ndarë. Grupi Parlamentar është e ndarë në tre pjesë. PD është përçarë sepse Berisha e mori partinë forcërisht”, theksoi ai.
Pas zgjedhjes së Berishës së kryetar i PD-së, kjo forcë politike organizoi zgjedhje për zgjedhjen Kryetarit të Grupit Parlementar, në të cilën u zgjodh Luçiano Boçi. Por ende deputeti Enkelejd Alibeaj figuron zyrtarisht si kryetar i grupit.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi