Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), gjatë Konferencës së tij në Pragë, vendosi një përkufizim të ri për muzetë.


“Një muze është një institucion i përhershëm, jofitimprurës, në shërbim të shoqërisë, i cili hulumton, mbledh, konservon, interpreton dhe ekspozon trashëgiminë materiale dhe atë jomateriale.
Të hapur për publikun, të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës, muzetë nxisin diversitetin dhe qëndrueshmërinë. Ata funksionojnë dhe komunikojnë në mënyrë etike, profesionale dhe me pjesëmarrjen e komuniteteve, duke ofruar përvoja të ndryshme për edukim, kënaqësi, reflektim dhe shkëmbim njohurish”, u theksua gjatë konferencës.

Gjatë punimeve të Konferencës u zgjodh presidentja e ICOM, Emma Nardi, e cila do të qëndrojë në këtë post deri në 2025-ën.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, është një organizatë ndërkombëtare e muzeologëve për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi