Partia Demokratike deklaron se “‘Pasaporta e artë’, e paraqitur si nismë e qeverisë për të ofruar biznesin dhe investimet e huaja rrezikon sigurinë e vendit, rajonit dhe Bashkimit Europian.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo deklaroi se PD e kundërshton këtë nismë të qeverisë “sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar”.
“Ky është qëndrimi ynë i palëkundur dhe që shkon në drejtim të interesit publik. Qëndrimi ynë mbështet edhe qëndrimin e drejtë të Komisionit Europian i cili e ka thënë qartë: “Skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së”, deklaroi Garo.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi