Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve, në krahasim me vendet e rajonit.
Në një deklaratë për mediet, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se Shqipëria radhitet me 179 pikë ndërsa Maqedoni e Veriut me 103 pikë, Kosova me 93 pikë dhe Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë sipas organizatës “World Prison Population”.
Blushi thekson se “qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave”.
“Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë vendimtar”, shprehet ai.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi