Policia Rrugore e Vlorës vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, Policia Rrugore ka arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Po ashtu, Policia Rrugore ka pezulluar 15 leje drejtimi, nga të cilat 11 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 1 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit dhe 3 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
“Janë vendosur gjithsej 1083 masa administrative, nga të cilat:115 masa për tejkalim shpejtësie; 27 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;75 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;1 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;160 masa për parakalime të gabuara;452 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;253 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftim.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI