Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi duke iu referuar një studimi të fundit të Institutit “Rockefeller” mbi “Ballkanin e hapur”, tha se “rikonfirmon alarmin e ngritur nga Partia Demokratike se, kjo nismë synon t’i shërbejë pushtetit personal të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç”.
Më shume se kaq, sipas Bumçit, në studim theksohet se është pjesë e axhendës së tyre të përbashkët për ta mbajtur rajonin jashtë Bashkimit Europian, thekson studimi.
Ai u shpreh se në po këtë studim, nxirret zbuluar fakti se kjo nismë nuk lindi prej frustrimit të 6 vendeve ndaj politikës së zgjerimit të BE, sikundër duan ta shesin Rama dhe Vuçiç.
“Studimi nxit edhe më tej dyshimet mbi axhendën e fshehtë të kësaj nisme, kur evidenton se Bosnje Hercegovina e refuzon pjesëmarrjen në “Ballkanin e hapur” për shkak se i trembet cënimit të pavarësisë së saj. Ky vend, bashkë me Kosovën e Malin e Zi, e shohin “Ballkanin e hapur” si rrezik që minon rrugën e tyre europiane”, tha Bumçi.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll