Të gjitha familjet që do të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, e që do ti përdorin për ngrohje uji do të mbështeten financiarisht nga shtetit.
Burime për Report TV bëjnë me dije se qeveria po mendon të rimbusojë gjysmën e vlerës së pajisjes së paneleve diellore për të gjitha familjet që do t’i instalojnë ato nëpër shtëpi dhe që do i përdorin vetëm për ngrohje uji. Kjo incentivë vjen në kushtet e krizës energjetike, dhe ka si synim të reduktojë konsumin e energjisë duke përdorur burime alternative, siç janë edhe panelet diellore.Nga ana tjetër Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar tarifat e licencimit të kompanive që furnizojnë me energji dhe të atyre që prodhojnë energji. Konkretisht licenca për furnizim të energjisë elektrike nuk do jetë më 1 milionë lekë por 500 mijë lekë, ndërsa për prodhuesit e energjisë nuk do të jetë më tarifa për fuqinë e instaluar.
Nëse më herët prodhuesit do të paguanin për licencën 30 mijë lekë për çdo fuqi të instaluar, me ndryshimet e bëra do të paguajnë 500 mijë lekë pavarësisht kapacitetit të instaluar për të prodhuar energji.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI