Një skulpturë nga Greqia e lashtë nga shekulli i parë para Krishtit, ka ndezur imagjinatën e mijëra përdoruesve të internetit dhe ka shkaktuar bujë tek teoricienët e konspiracionit, të cilët pretendojnë se priftërinjtë e orakullit në Delphi kishin laptopë.
Imazhi tregon një priftëreshë të orakullit të Delphi duke prekur një objekt që i ngjan laptopëve modernë dhe është i ekspozuar në muzeun J. Paul Getty në Kaliforni.
Teoricienët e konspiracionit argumentojnë se priftërinjtë e orakullit Delphi kishin aftësinë për të komunikuar me perënditë, alienët dhe udhëtarët në kohë, gjë që u lejonte atyre akses në teknologjitë moderne.

Ata që nuk besojnë te alienët dhe udhëtarët në kohë thonë se bëhet fjalë për një “tabletë” dylli mbi të cilën shkruanin grekët e lashtë.
Teoricienët e konspiracionit, megjithatë, kundërshtojnë se gruaja nuk mban një stilolaps dhe se “tabletat” e dyllit ishin më të holla dhe theksojnë se gruaja po shikon në qendër të objektit ku supozohet të jetë ekrani i laptopit.

Në një tjetër foto të ngjashme që ka qarkulluar në internet dhe tregon një “laptop”, turisti që ka vizituar Greqinë dhe e ka hedhur në internet, pretendon se është shumë i cekët për të qenë një kuti bizhuterish./java///
n
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI