Orët e para të ditës sot do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa zonat malore do të kenë kalime të pakta të vranësirave.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që pas mesdite pothuajse i gjithë territori të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet që të sjellin reshje shiu në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14 gradë Celsius deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI