Është gjetur i vrarë biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht në Greqi. Sipas mediave greke, autori i vrasjes ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se është fjala për një biznesmen në fushën e hotelerisë, i cili i kishte marrë borxh shqiptarit një shumë parash prej 30 mijë eurosh. Ata do të takoheshin të dielën mbrëma, por biznesmeni grek u tha hetuesve se takimi i tyre ishte anuluar në momentin e fundit.
Megjithatë, autoritetet provuan të kundërtën gjatë këqyrjes së pamjeve të sigurisë në një njësi hoteliere në Rodos. Biznesmeni u thirr për të marrë në pyetje këtë të shtunë që lamë pas, megjithatë ai tha se një i afërm i tij ishte shtruar në spital dhe duhet të qëndronte pranë tij. E gjitha kishte qenë një sajesë. Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu vrasjen e 46-vjeçarit shqiptar baba i tre fëmijëve dhe vendndodhjen e kufomës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI