Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha sot se këtë vit shkollor vazhdon angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë tekstet shkollore falas.“Përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga Qeveria Shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, tha Kushi në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja Kushi falënderoi të gjithë mësuesit dhe personelin e shkollave për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Suksese në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësuesve”, u shpreh Kushi.
Kjo skemë mbështetëse ul koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirëson gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI