SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Balluku: Mbështetje financiare për 70% të kostos për panelet diellore në tarraca

 Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku  prezantoi sot projektin që konsiston në mbështetjen financiare të 70% të kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe si rrjedhojë ngrohjen e ujit, që konsiston në një ulje të konsumit energjetik nga 20-30%.

Në fjalën e saj, gjatë prezantimit të paketës antikrizë ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Balluku tha se “qeveria përveç thirrjes për kursim do të kontribuojë për sa i përket dhe një subvencioni të rëndësishëm. Një familje shqiptare konsumon nga 20 deri në 30% të energjisë për ngrohjen e ujit. Për këtë arsye ne kemi vendosur përmes Agjencisë së Eficencës të Energjisë që të nisim një projekt i cili do të nisë me 2 mijë abonentë”.

“Jam e sigurt që do jetë një projekt, i cili do të gjejë zbatim menjëherë dhe qytetarët do të kenë mundësi që ta aplikojnë për këtë në mënyrë transparente. Ne do të vazhdojmë edhe pas 31 marsit me fazën e dytë të projektit”, tha Balluku.

Balluku bëri të ditur se “projekti nis më datë 1 tetor me garën e parë që i drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre për të bërë një listë të shkurtër me etnitete që do të ofrojnë këtë shërbim, më pas në 1 nëntor Agjencia e Eficiencës së Energjisë do të hapë një platformë ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të aplikojnë për grant dhe për të ndërtuar impiantet e ngrohjes së ujit. Nëse ky projekt do të jetë i suksesshëm në 31 mars do të lançojmë paketën e dytë edhe për më shumë familje”.///

error: