SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nëna nuk mallkohet !

Nga Brisida GJIKONDI

Nuk kam parë e lexuar asnjëherë kaq shumë njerëz që në kor shajnë e mallkojnë vendin e tyre.

Kaq budallenj e budallaçka pa shpirt e kujtese që qurraviten nëpër hartime … se ky vend nuk bëhet, ky vend na përzuri.. e bla bla..

Ik e hesht, nëse do, po Shqipërinë mos e shaj, mos ngatëro tokën me shtetin, as shpirtin me barkun.

Ik e hesht.. mbush barkun, se shpirtin veç Shqipëriza ime ta mbush… qoftë dhe me dhimbje.

Po dhimbjen e përballojnë veç shpirtrat e mëdhenj, ata që besojnë përtej .. ata që e dinë se metafizika nuk është i vetmi realitet..

Ata që heshtjen dhe moslargimin s’e kanë nënshtrim por rezistencë, rezistencë dhe vetëdije se hallka e gjakut dhe shpirtit nuk këputet.. dhe se pushtetet dhe hordhitë shkojnë e vijnë.. gjaku dhe shpirti jo.. ai po u këput tretet.

Ikni .. zgjedhja juaj .. por mallkimet janë ligësi … tipar i qënieve që nuk përballen me veten dhe përgjegjësite e tyre por që fajin e gjejnë tek tjetri tjetra.. ke Atdheu..

Ikni dhe heshtni.. Shqipëria do ekzistoje dhe përtej jush, siç ka ekzistuar.. dhe kur ka patur shumë më pak shqiptarë se sot..

Ikni por heshtni, Nëna nuk mallkohet o vanitozët e shtirur të dy lekshiit.///

error: