Nga Çapajev GJOKUTAJ
Dje në zonën e Farkës është bërë një zbulim i denjë për të hyrë në rekordet Gines: qeveria ka pikasur një pallat 9 katsh të ndërtuar pa leje.
Mbetet mister sesi mund të ngreshë 2 kate nën dhè plus 7 të tjerë në qiell të hapur, pa u parë nga institucionet që ka ngritur qeveria dhe i majm me taksat tona.
Qytetarët e zakonshëm nuk bëjnë dot një rikonstruksion të thjeshtë në apartamentet e tyre, se tak-fak ia beh policia përkatëse dhe kërkon lejen e bashkisë.
Doemos ky që ka ndërtuar 9 kate pa leje nuk është qytetar i rëndomtë, po biznesmen me pare të madhe.
I kanë dalë për harxhet e ndërtimit dhe i kanë tepruar edhe për t’u zënë sytë personave përgjegjës!
Kemi ecur përpara e po bëjmë çudira: dikur, në kohën që pasqyron bibla, i pasuri e kishte pisk punën, më sa hynte gamilja në vrimën e gjilpërës, aq mund të hynte shpirti i tij në parajsë.
Sot vrimën e gjilpërës mund ta kalojë jo vetëm shpirti, por edhe vetë i pasuri, madje edhe me një pallat 9 katësh mbi shpinë e të dalë në fushat e përjetshme të allishverishit.
Dhe qeveria të kujdeset per shfaqjen e radhës e jo për të ndëshkuar ata që mbyllën sytë e hapën xhepat.
E lumsi na e lumsi ti, Shqipëri plot me çudi!///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI