Sarandë-Konispol-Geqi-Nje “Linje e re” për klandestinet, duket se pa u konsoliduar ka rene në rrjetën e Policisë. Policia e ka koduar me emrin “Xara” operacionin per goditjen e kesaj linje klandestine per shkak te fshatit me te afert me ‘marrjn e “ngarkeses” se ndaluar.
Policia sqaroi ne nje komnikate te shkurter perfundimet e operacionit policor.Po keshtu Policia shperndau edhe nje video lidhur me Operacionin.
“Transportonin kundrejt pagesës, me furgon, 42 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit,në bazë edhe të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Xara”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: -A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit”, duke transportuar me një automjet tip furgon, kundrejt pagesës, 42 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI