Sot mbushen 21 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më e rëndë në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.
Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.
Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë.
Shumë njerëz kujtuan sot ngjarjen dhe momentin kur dëgjuan lajmin. Maria de Souza shkruante: “Isha shtatzënë me më të voglin tim kur dëgjova lajmin. Më shumë njerëz binin ose hidheshin sesa digjeshin. Më është fiksuar në mendje foto e njeriut që binte nga Qendra Tregtare.”
Komentuesi Bart tha: “Më kujtohet si të ishte dje. Erdha në shtëpi nga shkolla dhe prindërit po shikonin televizionin pa bërë asnjë lëvizje.”
Storm Harris tha: “Familja ime dhe unë jetojmë në Maryland. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë me fëmijët e pilotëve të ushtrisë. Jemi vetëm dhjetë minuta larg bazës ajrore Andrews. Unë humba një mik në përplasjen në ndërtesën e Pentagon dhe disa të tjerë u plagosën. Ishte një ditë që asnjë nga ne nuk do të harrojë.”
Linda Gruenberg Petrillo tha: “Isha në spital dhe u zgjova në mëngjes me këtë lajm në televizion. Nuk do të harrojmë kurrë 9/11.”
Gwen Giordano thotë se ishte duke shkuar në punë në New York kur pa avionin e parë që goditi kullat.
“Ne vazhduam për nga Lincoln Tunnel. Kur arritëm në Port Authority, njerëzit largoheshin pa objektiv. Kjo ishte dhe pasoja e dytë më shqetësuese, nisi kaosi total. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë dhe falë Zotit nuk isha në zonën e shpërthimit dhe arrita të dal nga qyteti po atë ditë. Ishte e pabesueshme.”
Bekah Adkins thotë se ishte në shtëpi prapa një stacioni zjarrfikësish: “Kur u godit kulla e parë shtëpia ime nisi të tronditej nga avionët që ngriheshin nga zona e Hampton Roads.”
Theresa Dwulit ishte në mësim në një universitet në Manhattan kur avionët goditën, ajo thotë: “Nuk do ta harroj kurrë sesi përpiqesha të arrija në shtëpi atë ditë, duke kaluar mes tymit dhe rrënojave të kullave.”
Holli Harris tha: “Isha në mësim në universitet. Një student që ishte me vonesë erdhi e na tregoi çfarë kishte ndodhur. Profesori doli menjëherë nga dhoma, djali i tij do të shkonte diku me avion atë ditë, por nuk rezultoi i prekur.”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI