SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mitsotakis:-Personalisht kam marredhënie të mira me Kryeministrin Shqiptar, dua të jem i sinqert…

Nga Pirro NACI

Kryeministri grek Mitsotakis në konferencën për shtyp të Ekspozitën e 86-të Ndërkombëtare të Selanikut, me pyetjen e gazetarit grek u vendos në një dylemë:

-Dje ,presidentit Turk Ju u drejtuat me shprehjen ‘’dailiki jook’’. Kryeminstit shqiptar që njihet si një satelit i Ergoganit, jeni i gatshëm t’i thoni një ‘’yes’’ në rrugëtimin europian ?

  Ja si ju përgjigj  Kryeministri grek:

       -Rrugëtimi i Shqipërisë në ΒΕ  është edhe në interes të vendit tonë. Prandaj unë  pesonalisht kam mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ishte një pritshmëri që duhej mbyllur për  të ingranuar Shqipëribe në mekanizmin  e BE-së.

Kjo është një rrugë e gjatë  dhe çdo kapitull që do të hapet, do të na krijohet mundësia për të dhënë edhe ne mendimin tonë por edhe  të diskutojmë për problemet që përcaktojnë edhe karakterin e mardhëniet midis dy vendeve tona. Nuk dua të bëjë karakterizime për Kryeministrin Shqiptar, personalisht kam marredhëni të mira dhe duhet të jem ndershmërisht  i pastër për këtë.

Eshtë në interesin tonë të diskutojnë për të gjitha problemet që kanë lidhje midis dy vendeve tona. Ne, njëkohësisht kemi minoritetin etnik grek që duhet mbështetur. Këtë e kam bërë të qartë  tek Kryeministri shqipar dhe kjo, do të përcaktojë edhe qëndrimin tone në rrugëtimin për negocimin e  Shqipërisë.

Nga ana tjetër kemi ndjesinë e kompleksitetit të këtyre marredhënieve por edhe te nevojës për të parë gjeostrategjinë dhe gjeoplitikën tonë  për të zgjidhur problemet që vijnë nga e kaluara.

Kryeminstri grek e vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë dhe të Greqisë për zgjidhjen e problemit të  ndarjes së hapësirave detare nëpërmjet gjykatës ndërkombëtare të Hagës.

Do të jetë një zhvillim i rrëndësishëm në qoftë se do të realizohet –theksi zoti Mitcotakis.///

error: