– Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane i Shtëpisë së Bardhë (WHNSC) dënoi sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë.
Në një reagim në Twitter, Këshilli i Sigurisë Kombëtare thekson se po e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë”, thuhet në një postim në Twitter të këtij këshilli.
”Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe për t’u rimëkëmbur (nga ky sulm kibernetik – shën. i përkth)”, shtohet në deklaratën e WHNSC-së./ ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI