Java që presim përpara parashikohet një javë “e qetë” dhe “tipike” Shtatori. Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon “luhatje” të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.

Në këtë mënyrë moti për ditën e Hënë dhe atë të Martë parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet me diell por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Sipas SHMU ditën e Premte përjashtim bën zona e veriut e cila parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.
Për ditën e Shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me itensitet të lartë. Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI