Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në lindje në orët e mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëdim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era përkohësisht e vrullshme dhe shpejtësi deri në 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/24 | Diell |
| Kukës | 9/20 | Diell re |
| Lezhë | 14/23 | Diell |
| Dibër | 3/21 | Diell re/shi |
| Durrës | 12/25 | Diell |
| Tiranë | 11/25 | Diell |
| Elbasan | 12/24 | Diell re |
| Berat | 7/26 | Diell |
| Vlorë | 11/25 | Diell |
| Korçë | 6/17 | Diell re/shi |
| Gjirokastër | 4/25 | Diell re/shi |
| Sarandë | 16/25 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI