Nga Dr. Vidhel LESKOVECI
Leshnica, e Sipërme dhe Leshnica e Poshtme , dy nga 58 fshtrat e Bashkisë Finiq, me vite të tëra nuk kanë infermier/(-e) dhe shërbim shëndetësor?
Mos u habisni aspak!
Këto janë ndodhitë apo ‘çuditë’ e realitetit të sotëm shqiptar në shërbimin shëndetësor të popullatës në zonat e thella malore. Realitete që nuk cënohen kurrsesi nga slogani socialist: ”Shëndëtësia FLAS!’ Domethënë, xhaba…


Xhaba, xhaba, por kur shkon në Leshnicë të Poshtme dhe pyet për shembull në lagjen Bilo, në Koçat, Simatat, Halopuli, Licat etj., se ku është infermieria; ata të moshuar që kanë mbetur, si mana Haretia 96 vjeç, ngrenë supet të ngratët. Si të thonë: “ Ç’është ky? Nga erdhi, nga zbriti? Nga Shendeniku apo Shtugara? Apoo doli si lugat nga përroi te Ura poshtë?!…

Po Mana Haretisë nuk ka kush t’i bëjë një gjilpërë kur sëmuret, dhe as plakave të tjera në Halapul. Dhe të moshuarit Gaqi Muka në Halapul, gjithashtu…
***
Ngjitemi 4 km më larg, në thellësi , në fshatin Leshnicë e Sipërme.
Rrugës së makinës, shikojmë se po punohet për të shtrirë tubacionet e një ujësjellësi që do tii japë ujë Dhivrit.
-Duam infermierin apo infermieren,- pyesim në Leshnicën e Sipërme sapo kalojmë kroin e fshatit pranë Kishës!
-Mos bën shaka, more xhani!-të thonë disa plaka.
-Nuk bëjëmë shaka se kemi një të sëmurë me vete,-u drejtohemi.
–Ti koçobolira mu les, file mou?(Gr: Ç’shakara bën, more mik?)! Ku ka infermier këtu! Po nuk më beson, pyet Kryeplkun, Stavron!
Shkojmë te kryetari i fshatit Leshnicë e Sipërme, Stavro Mikeli që këtu si kudo, i thonë: Kryeplaku.
-Prej shumë e shumë vitesh, nuk kemi as infermier, as infermiere dhe as shërbim shëndetësor! Ua them ne dorë në zemër. Prandaj, qetesohuni, vellezer!-shprehet Mikeli.
-Po qendër shëndetësore apo ambulancë, ka?
-Ka!-na thotë Mikeli,- Po puna është lënë në mes…Ja, ku është ,-dhe duke na prire ndanë një bokërime, na tregon një godinë një katëshe ngjitur me rrugën, gati në hyrje të fshatit malor, qe ngjante me ato depot e NIQ-it te kohes se Hoxhes.
-Po thonë… se këtu është caktuar një infermier nga Tepelena, që merr rrogën si infermier i Leshnicës? Dini gjë juve si pleqësi? E keni takuar?
-Llafe kemi deguar. Po nuk dimë gjë zyrtare, more zotërinj!,-Thotë Mikeli.-Për ne, rëndësi ka fakti që nuk kemi shërbim shendetësor! Pa, le të jetë jo vetem nga Tepelena dhe Elbasani po edhe nga Tropoja dhe Senegali…..!
Kështu tha me shpirt, Stavro Mikeli, një njeri punëtor që na u duk se kishte një dhimbje për mungesat e shërbimin shëndetësor në fshat në shtator të vitit 2022!
Ne 2022-shin, kur, politikes se madhe i zien kapaku i kokes per Ballkanin e Hapur dhe Ukrahina na duket sikur eshte nje qafe mali me larg nga shtepite tona!…
***
Shkuam te klubi i fshatit. I vetmi “institucion” qe funksionon sot ne fshat.
Porositëm kafe sheto. Nisëm ta gjerbim dhe instinktivisht, ngritëm sytë nga ekrani i madh i televizorit të klubit.
Sapo kishte dalë ne TV shumë e respektuara, Ministre e Shëndetësisë e qeverisë Rama 3…
-Pushoni-tha një plak nje tavoline me tej nesh, me një bastun në dorë si një dirigjent.
-Pushoni, për atë Zot, se mos thotë ndonjë gjë për infermieren e Leshicës…Kur do të na vijë!...
-E more, eee!-U hodh Anesti Miçi që kishte ardhur nga Simatati i Leshnicës së Poshtme .- Te fshatrat tona e ka mendjen Ministrja!…
Mikeli nuk fliste. Po Ministrja vazhdonte nga ekrani:

“Me …një aktivist i paepur për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë, në Ditën Botërore të Gjuhës së Shenjave, për të rritur ndërgjegjësimin për gjithëpërfshirjen e njerëzve me aftësi speciale”, -citonte TV-ja Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu Manastirliu gjate nje dalje publike te radhës.
-Eeee! -u hodh sërish Anesti Miçi, i Leshnicës së Poshtme.-Të thash që mos prit gjë për ne të ngratët e Leshnicës ?!...

-Ali fora! (domethene: Herën tetër!) -tha i moshuari minoritar, me bastunin në dorë si një dirigjent që nuk e humbet kurrë besimin te shpresa dhe komandanti i shpreses…/sarandanews.al.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll